“Arena Kombëtare”, shtyhet testimi

AKTUALITET


Përmes një njoftimi zyrtar Federata shqiptare e Futbollit njofton se stadiumi i ri Arena Kombëtare nuk është ende gati që të presë tifozët e parë ndaj dhe ndeshja testuese mes Vllaznisë dhe Apolonisë do të shtyhet.

Kjo ndeshje ishte programuar të luhej në datën 3 nëntor në orën 19:00, në “Arenën Kombëtare”.

Shkak për këtë shtyrje është bërë rimbjellja e fushës me bar për periudhën e dimrit dhe pas konsultave me kompaninë greke që merret me mirëmbajtjen e tapetit u vendos që ndeshja të spostohej.

Ky takim do të luhet të dielën e 10 nëntorit dhe FSHF bën me dije se biletat e shpërndara mund të përdoren në këtë datë.



Skip to toolbar