Tërmeti me magnitudë 5.3 godet ishullin e Kretës

AKTUALITET


Një tërmet me magnitudë 5.3 është rregjistruar në orët e para të së shtunës në brigjet e ishullut të Kretës në Greqi.

Sipas EMSC-së tërmeti ka ndodhur në orën 04:13 minuta dhe ka pasur një thellësi prej 10 km.


Tërmeti është pasuar nga lëvizje të tjera sizmike, po me një magnitudë më të ulët.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Në këtë ishull jetojnë edhe një numër i madh emigrantësh shqiptarë.




Skip to toolbar