Tragjedi në rrugë, shuhet në aksident rrugor familja me 4 anëtarë

AKTUALITET


Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë në hyrje të qytetit bregdetar.

Sipas informacioneve paraprake, nga ky aksident kanë ndërruar jetë katër persona. Tre në vendin e ngjarjes dhe një tjetër në spital. Mes tyre dy fëmijë.


Sipas të dhënave nga vendngjarja, janë përplasur dy automjete. Njëra nga makinat ka dalë tërësisht nga karrexhata pasi u godit nga pas nga makina tjetër që udhëtonte me shpejtësi të lartë.

Aksidenti fatal ka ndodhur pranë zonës së quajtur “kripa” në fshatin Panaja. Forca të shumta policore dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i plotë 

Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.




Skip to toolbar