Tragjedia në Greqi, partneri i 23-vjeçares shqiptare që ndërroi jetë tregon momentet e tmerrit

AKTUALITET


23-vjeçarja shqiptare Ifigjenia Micka që humbi jetën nga përplasja e trenave në Greqi po kthehej nga Athina me partnerin e saj.

I fejuari që ka pësuar djegie nga zjarri që shpërtheu ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.


“Nga përplasja u thyen xhamat. Ifigjenia ishte varur nga dritarja dhe unë e mbaja me gjithë forcën time.

 Po bëja thirrje për ndihmë, në një moment më ndihmoi një fëmijë, e zbritëm dhe e çuam në pikën e parë, prej nga dilnin njerëzit. E vendosëm në sedilje, sepse ishte në gjendje kritike dhe nuk doja ta lëndoja dhe dola jashtë për të thirrur zjarrfikësit. 

U përpoqa të kthehesha, por nuk më lanë dhe më çuan në ambulancë. Që atëherë i humba gjurmët e saj. Unë pyesja dhe askush nuk më përgjigjej”, ka thënë i riu.

Po ashtu kishte kontraktuar nënën për t’i thënë që do të flinte dhe të mos bëhej merak se babai i partnerit do t’i dilte para për t’i cuar në shtëpi.




Skip to toolbar