Turistët spanjollë u rrahën nga kushërinjtë e Koço Kokëdhimës

AKTUALITET


Të gjitha mediat raportuan një ditë më parë për rrahjen e disa turistëve spanjollë në Borsh, nga pronarët e një restoranti, pasi nuk iu kishte pëlqyer shërbimi.

Por, ngjarja nuk ka ndodhur në Borsh.


Burime të gazetës TemA nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Porto Palermo, në restorantin me emrin “Panorama”.

Restoranti është në pronësi të kushërinjve të Koço Kokëdhimës.

Aty shërbehet peshk rezervati dhe konsiderohet si një ndër restorantet më të këqinj të zonës.

Turistët spanjollë natyrisht nuk e kanë ditur këtë gjë dhe kur kanë parë cilësinë e ushqimit dhe shërbimit, janë larguar.(TemA)

Sakaq policia ka njoftuar se gjatë të premtes është arrestuar pronari i lokalit ne Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, 51 vjeç, banues në Sarandë.

“Në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, shtetasi M.K., për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup por më shumë është dëmtuar shtetësja spanjolle K.R”- njofton policia.




Skip to toolbar