Video/ Broja s`mjafton, Shqipëria U-19 mundet nga Belgjika

AKTUALITET


Sfida mes Belgjikës dhe Shqipërisë U-19 u mbyll me fitoren e ekipit vendas me rezultatin 2-1. Mbrëmjen e të shtunës u luajt takimi i dytë eleminator për Kampionatin Europian të moshës19-re, ku kuqezinjtë e drejtuar nga Nevil Dede humbën përsëri, pak ditë pas disfatës zhgënjyese ndaj Greqisë me rezultatin 5-1.

Ndërkohë, në takimin e të shtunës, të rinjtë e Belgjikës kaluan në avantazh në të 10`, ndërsa dyfishuan rezultatin në të 45`. Pas nisjes së pjesës së dytë të lojës, talenti shqiptar që aktivizohet me të rinjtë e Chelsea në Londër, Armando Broja ngushtoi shifrat për kombëtaren tonë. Broja gjeti rrjetën në të 76` duke rihapur lojën.


Goli i tij erdhi pas një kombinimi të bukur me Shibën, i cili u fut në zonë duke i pasuar sulmuesit Broja, që gjeti rrjetën i vetëm përballë portierit. Humbja e të shtunës e lë Shqipërinë në vendin e fundit në grup me asnjë pikë, ndërsa Belgjika kryeson grupin me 6 pikë, 3 më shumë se Islanda që ndodhet në vend të dytë, dhe që ndeshjen e fundit e luan kundër kombëtares tonë.




Skip to toolbar