Vrasja në shesh xhirim, aktori Alec Baldwin zbulon kush ia dha armën

AKTUALITET


Aktori i njohur, Alec Baldwin, ka folur sërish për tragjedinë e ndodhur një ditë më parë në shesh xhirim, ku ai vrau aksidentalisht kinematografen Halyna Hutchins dhe plagosur regjisorin Joel Souza, teksa xhirohej filmi “Rust”.

Aktori Baldwin është shprehur se armën, me të cilën shkaktoi tragjedinë, ia kishte dhënë një ndihmës regjisor, i cili i kishte thënë se ishte e sigurt, raporton BBC.


Drejtori i paidentifikuar nuk e dinte se karikatori kishte municion të vërtetë, thonë të dhënat e gjykatës. Kinematografja Halyna Hutchins u qëllua për vdekje në gjoks në incidentin e së enjtes në xhirimet e filmit “Rust”.




Skip to toolbar