Zbardhet misteri, ja kush e vrau 20-vjeçaren në sy të foshnjës

AKTUALITET


Zhvillime të rëndësishme pritet që të ndodhin lidhur me zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch në banesën e saj, plot 35 ditë më parë në Glyka Nera! TaNea ka bërë me dije se brenda një kohe të shkurtër, Policia pritet që të arrestojë vrasësin e vajzës fatkeqe.

Sipas informacionit të besueshëm nga grupi hetimor, është bërë me dije se nga regjistrimet dixhitale dhe elektronike, dolën të dhëna që tregojnë lëvizje të panjohura të protagonistëve në çështje. Lëvizje që do t’i kushtojnë lirinë. Këto gjetje, sipas Policisë greke, u japin përgjigje 20 pyetjeve të ngritura.


Së fundmi, sipas rrjedhës aktuale të informacionit, konsiderohet se grabitjet e tjera në Atikë nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen dramatike në Glyka Nera.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak javë më parë. Tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.




Skip to toolbar