Zbulohet projekti, ja si do shndërrohet zona te Selvia

AKTUALITET


Pasi shembën ndërtimet pa leje, lotot dhe bingot e ngritura fill pas bustit të “Vojo Kushi”, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e gjithë zonës tek Selvia.

Kryebashkiaku Veliaj thotë se falë këtij investimi, e gjithë kjo hapësirë në kryeqytet do t’i kthehet komunitetit. Përpos çlirimit të bustit të “Vojo Kushit”, për të gjithë banorët e zonës nuk do të mungojë gjelbërimi, dhe hapësirat çlodhëse.


“Pas prishjes së ndërtimeve pa leje mbi bustin e Vojo Kushit, nis puna tek Selvia për t’ua kthyer komunitetit hapësirën e zaptuar e sigurisht për ta mbushur me selvi në vend të bingove, siç ka dhe emrin vendi Ne #30Qershor  #TiranaQeDuam” , shkruan kryebashkiaku Veliaj.




Skip to toolbar