Zelensky: Jam gati për një ndeshje boksi me Putinin

BOTA


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se do të pranonte një ndeshje boksi me Putinin. “Gjithmonë gati,” tha ai për kanalin televiziv francez TF1. Pyeta erdhi pasi gazeta Le Monde raportoi se presidenti francez Emmanuel Macron i kishte thënë Putinit se do të stërvitej me boks.

Ky i fundit ia kishte kthyer që të imagjinonte sikur po grushtonte Zelensky-n. “Një burrë i vërtetë, nëse dëshiron t’i thotë diçka dikujt, ose nëse dëshiron – si t’i thotë, godet me grusht në fytyrë – ai e bën vetë dhe nuk dërgon asnjë ndërmjetës.” A është gati për një duel me Putinin 70-vjeçar?


“Nesër, nuk më intereson”, tha Zelensky duke qeshur. “Ky atëherë do të ishte samiti i fundit për presidentin e Federatës Ruse,” vazhdoi ai. 




Skip to toolbar