Protesta/ Blindohen dyert e kryeministrisë, rrugët që do të bllokohen pas orës 15:00

AKTUALITET


Opozita do të mbajë protestën e paralajmëuar prej disa ditësh. Protestuesit do të mblidhen në orën 16:00 para kryeministrisë, dyert kryesore të së cilës janë blinduar duke u veshur me llamarinë të fortifikuar.

Po ashtu, një ndër masat e marra është lyerja e shtyllave të ndricimit me material graso. Këto masa vijnë pasi përfaqësues të Rithemelimit kanë paralajmëruar se do të rrethojnë kryeministrinë.


Nga ana tjetër, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta që do të mbshtesë protestën e thirrur nga Sali Berisha ka kërkuar që të shmanget çdo episod dhune.

Ndërkohëm ambasada amerikane i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljen në zonën pranë tubimit. Edhe policia ka marrë masa për të ndaluar qarkullimin në disa akse rrugore. Për këtë protestë, Rithmelimi ka marrë 4 orë leje në Policinë e Shtetit për të organizuar protestën.

Rrugët që do të bllokohen

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.




Skip to toolbar