Pranga “shpëtimtarëve”, Kishin kokainë

AKTUALITET


Bledar Toci, polici që vrau ish të dashurin e kushërirës Dritan Haxholli në Kavajë ka përfunduar në pranga së bashku me të vëllanë. Arsyeja: Iu gjetën doza kokaine në banesë.

Në vijim të zbardhjes së plotë të ngjarjes tragjike në Kavajë, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe i plagosuri Bledar Toçi, policia bëri kontrolle edhe në banesën e të plagosurit, i cili mban detyrën e Shefit të Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Policia gjeti dhe sekuestroi 7 doza kokainë në banesë, që i përkisnin vëllai të policit të plagosur, Bernard Toçi, 27 vjeç, qe ishin gati për shitje. Bernard Toçi ishte prej muajsh nën hetim nga autoritetet, pasi dyshohej si shpërndarës kokaine.

Në pranga ka përfunduar edhe vetë polici i plagosur, Bledar Toçi, 31 vjeç, pasi policia e akuzon për “vrasje me dashje”. Toçi gjatë një konflikti me Haxhollin u qëllua në pjesën e qafës me armë zjarri. Në këto kushte Bledar Toçi ka qëlluar me pistolete Haxhollin duke e lënë të vdekur.

Viktima e ngjarjes në Kavajë, Dritan Haxholli nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ndaj tij ka precedentë penal për krime kundër personit dhe trafikim të lëndëve narkotike.



Skip to toolbar