Rama zgjedh Sokratin për të dhënë një mesazh për shpifjen

AKTUALITET


Kryeministri e ka nisur ditën e premte me një mesazh për shpifjen duke sjellë një thënie të vjetër të filozofit të famshëm, Sokratit.

“Shpifjet nuk janë vetëm djallëzore në vetvete, po infektojnë shpirtin me djallëzi”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.

Vetëm pak kohë më herët parlamenti votoi paketën Anti-Shpifje e cila u kundërshtua hapur nga opozita dhe nga komuniteti i gazetarëve të cilët organizuan edhe protesta.

Por kryeministri ka këmbëngulur në zbatimin e kësaj pakete e cila parashikon gjoba të rënda për portalet dhe mediat që prodhojnë lajme të pavërteta.   

FJALË TË ÇMUARA📚

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 26. Dezember 2019


Skip to toolbar