Atentati ndaj prokurorit, Redjan Rraja del sot para gjykatës

AKTUALITET


Redjan Rraja, 34 vjeçari i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja do të dalë ditën e mërkurë (sot) para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca gjyqësore ndaj tij do të zhvillohet në orën 14:00. Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale ‘vrasje të funksionarëve publik’, ‘vrasje e mbetur në tentativë’ e ‘armëmbajtje pa leje’. Për Redjan Rrajën kërkohet masa e arrestit me burg për akuzat e mësipërme.

Redjan Rraja u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi.


Në momentin e arrestimit në Shkodër në pikën kufitare të Muriqanit, i janë sekuestruar edhe dy telefona celularë të cilat nuk janë zhbllokuar ende nga grupi hetimor, por cilësohen si në provë kyçe që mund të çojë në zbardhjen e kontakteve me persona të përfshirë në këtë ngjarje si dhe itinerarin e lëvizjeve të tij.

Redjan Rraja i arrestuar si një nga autorët e dyshuar në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, ka punuar edhe në burgun e Fushë-Krujës në profesionin e stomatologut. Ai është një emër i njohur për policinë pasi është përfshirë në dy ngjarje kriminale në skandalin e Xhisiela Malokut dhe te vrasja e Elton Çiços, mikut të familjes.

Pritet që gjykata të vendosë arrest me burg për Redjan Rrajën megjithëse ai në dëshminë e tij në polici nuk ka pranuar të ketë lidhje me atentatin, pavarësisht se ka shumë elementë që tregojnë praninë e tij aty, siç janë gjurmët e gishtave në makinë apo mbetje të pështymës.




Skip to toolbar