Atentati në Elbasan, zbulohet identiteti i viktimës, e plagosur edhe bashkëshortja e tij

AKTUALITET


Të shtënat me armë zjarri i morën jetën një personi mbrëmjen e kësaj të hëne ne Elbasan, ndërsa bashkëshorja e tij mbeti e plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Skënderbej”.

Viktimë nga ky atentat ka mbetur Everes Çaka. Ai po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten e tij, Silvana Çaka kur persona të pa identifikuar hapën zjarr në drejtim të tyre. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur.


Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, ashtu sikurse edhe autorët. Në vendin e ngjarjen ndodhen forca të shumta policore.

Kujtojmë se ditën e djeshme dy ngjarje të rënda tronditën vendin tonë, teksa një person u vra në Vlorë dhe një tjetër në Tiranë.

Në Vlorë, biznesmeni Bledar Bircaj u ekzekutua në automjetin e tij tip X5, ku po udhëtonte së bashku me një polic. Dy persona të maskuar i prenë rrugën dhe e qëlluan për vdekje teksa ecte. Pasagjeri nuk u lëndua.

Në mbrëmje, një tjetër ngjarje tronditi vendin. I riu Mehmet Qema mbeti i vrarë pasi shoku i tij Marjus Dema e qëlloi me një plumb në gjoks. Dema mësohet se ka deklaruar para policisë se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se po luante me një armë që kishte gjetur Qema.




Skip to toolbar