Basha: Berisha shpalosi anën e tij më të errët! Flet me gjuhë më të ulët se Edi Rama

Më të fundit


Kreu i Partisë Demokratike nuk është frenuar në kritikat e ashpra ndaj ish-kryetarit të kësaj force politike Sali Berisha.

Basha gati e ka quajtur si kapitull të mbyllur Berishën, ndërsa e ka akuzuar se për interesat e tij personale po përdor PD-në dhe demokratët “si mish për top”.


Kryedemokrati Basha tha se Berisha duhet të ishte distancuar nga PD dhe të ndiqte përballjen e tij me SHBA në rrugë ligjore, ashtu siç edhe premtoi.

Por në këto dy mua, sipas Bashës, Berisha ka treguar anën e tij më të errët. “Është një politikan që i ka mbaruar koha”, tha kreu i PD.

Pjesë nga fjala e Bashës në një intervistë për Vizion Plus:

Nuk flas për përjashtimin e Sali Berishës, flas për zbatimin e statutit ndaj çdokujt, përfshi edhe Sali Berishën. Në këto dy muaj, Berisha nuk i shpenzoi për të mos përfshirë Partinë Demokratike dhe grupin demokrat, që ka një detyrë shumë të rëndësishme për përballjen me regjimin e Edi Ramës. Por iu mbivendos kësaj detyre parësore të PD dhe në dy muaj kohë, në vend që të mbante një qëndrim dinjitoz ashtu siç e premtoi për të vazhduar betejën e tij, sepse është shpallur non-grata nga SHBA.

Përkundrazi e përdori këtë kohë për të shpalosur anët e tij më të errëta. Siç kemi parë gjatë ditëve të fundit me kulturën e linçimit dhe sulmeve më të turpshme dhe më të ulëta përfshirë grave demokrate, me një gjuhë të ulët dhe të poshtër, që në disa raste ia kalon dhe gjuhës së Edi Ramës. Gjithçka ka ndryshuar, rruga e Sali Berishës nuk ka më asnjë lidhje me parimet demokratike. E ka përdorur PD dhe demokratët si mish për top për problemet e veta.

Sali Berisha ka demonstruar dy muajt e fundit se është një politikan që i ka mbaruar koha, është jashtë kohe, me mënyrën si është sjellë. Nuk ka Kuvend përjashtimi, ka Kuvend bashkimi.




Skip to toolbar