Braho komenton raportin e komisionit hetimor: Ky president ka rënë moralisht

Më të fundit


Deputeti Spartak Braho, anëtar i komisionit hetimor për shkarkimit e Presidentit Ilir Meta, komentoi raportin përfundimtar që ky komision ka përpiluar dhe që pritet t’ia dorëzojë Kuvendit për votim.

Ai u shpreh se nga gjetjet rezulton se “është shkelur rëndë kushtetuta”, nga ana e kreut të shteti e sipas tij “ne na nevojitet kjo mbështetje nga ekspertët”.


Sipas Brahos, ashtu siç kanë shpjeguar dhe ekspertët, kreu i shtetit nuk rezulton të jetë garanti i vetëm i kushtetutës.

“Dua të nënvizoj faktin, varet si e shikon gjithësecili nga ne apo si e ka të fiksuar një nocion që lidhte me kompetencat e presidentit në përgjithësi dhe kompetencën që shpesh thuhet, por që këtu ekspertët e nënvizuarn se Presidenti nuk ka kompetencë të jeë garant i kushtetutës, nuk është garant i kushtetutës, cdo organ është i detyruar të zbatojë Kushtetutën por nuk është ai roja i kushtetutës në kuptimin e gjerë të fjalës. Se e keni parë e dëgjuar ai ka luajtur shumë në prononcimet e tij
“unë jam i vetmi që garantoj zbatimin e kushtetutës” gjë e cila nuk është e saktë”, tha Braho.

Duke iu referuar shprehjes së përdorur në raport, “për kryerjen e akteve që përbëjnë shkelje të kushtetutës presidenti s’ka pasuir ndonjë qëllim të justifikuar”, Braho tha se “s’ka pse thuhet se cdo akt nuk e justifikon atë, jo cdo qëllim”.

Për Brahon, Presidenti Ilir Meta “ka rënë edhe moralisht”.

“Duke qenë se materiali i ka kushtuar vëmendje argumentimit në mënyrë të gjerë e shteruese që presidenti ka shkelur rëndë kushtetutën, unë do mendoja që përvec këtij fakti, që është ligjor, dhe ky është material i mirëfilltë ligjor që do kalojë dhe në filtra të tjerë sic është Gjykata Kushtetuese, do nënvizojmë dhe faktin tjetër.

Ky president ka rënë moralisht! Ky është një perfundim sa logjik por saq dhe i kuptueshëm e i pranueshëm për opinionin, presidenti aktual ka rënë moralisht në sytë e opinionit vendas, politikës, ndërkombëtarëve, ai nuk ka funksionuar dhe s’ka vazhduar të funksionojë si president dhe për mjaft arsye morale, vecanërisht që janë pjesë dhe të atij marteriali të gjerë kinematografik se kështu do konsiderohen më vonë, filma multiplikativ me presidentin tonë. Ky material mendoj që do shoqërohet dhe me prova që duhet të listohen”.




Skip to toolbar