Doshi dha dorëheqjen? Celibashi: Akoma herët, do ta shohim

Më të fundit


Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi i pyetur mbi dorëheqjen e Tom Doshit u shpreh se është akoma herët dhe nuk e kanë vlerësuar kërkesën, por shtoi se do të procedohet sipas parashikimeve të kodit.

“Akoma nuk e kemi vlerësuar, është shumë herët për ta vlerësuar këtë kërkesë, do trajtohet sipas kodit” tha ai.


Celibashit deklaroi pas publikimit të rezultatit se ai mund të ishte publikuar edhe më parë, por u ra dakord që rezultati të bëhej sot.

“Nga pikëpamja teorike dhe praktike ky rezultat mund të ishte shpallur edhe më herë, 2-3 orë pas mbylljes së votimit. Por ishte hera e parë dhe secili nga palët kishte merakun e vet dhe ramë dakord që rezultatin ta shpallnim sot.

Sistemi i votimit elektronika është 100 % e sigurt në kuptimin e integritetit dhe fshehtësisë.

Partitë politik kanë një ndikim të madhe në ushtrimin përgjegjësive të komisionerëve. Kemi patur jo një përmbushje të mirë të përgjegjësive sa i përket raportit për pjesëmarrjen”, tha Celibashi.




Skip to toolbar