Fakulteti i Shkencave çon në gjykatë qeverinë: Kopshti Botanik, i joni

AKTUALITET


Fakulteti i Shkencave të Natyrës dërgon në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e qeverisë për të kaluar Kopshtin Botanik nga pronë e Universiteti të Tiranës drejt Bashkisë Tiranë. Qeveria mori këtë vendim më 17 korrik 2019 dhe nuk u prit aspak mirë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Fakulteti i Shkencave vendosi në mënyrë unanime ta dërgojë këtë vendim të Këshillit të Ministrave në gjykatë. Në letrën drejtuar shtypit FSHN sqaron se Kopshti Botanik është ndërtuar në 1964 që vlerat e saj kulturore dhe shkencore të përdore nga akademikët dhe universitetet me qëllim edukimi dhe i shërben shkollave në të gjithë vendit.


 “Të shqetësuar për fatin e Kopshtit Botanik dhe në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor, Asambleja unanimisht mori vendim që të përcjellë nga afër të gjitha hapat e këtij procesi, me praninë e të gjithë trupës së saj para Gjykatës Administrative të Apelit, ditën e mërkurë, datë 09.10.2019 ora 11:00, me shpresë të një vendimi të drejtë në favor të shpëtimit të këtij institucioni unik me vlera kombëtare të pazëvendësueshme”, thuhet në deklaratën e FSHN.

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e 17 korrikut 2019 të kalojë Kopshtin Botanik në pronës të Bashkisë së Tiranës, duke ia hequr këtë të drejtë Universitetit të Tiranës. Në vendimin e datës 17 korrik, qeveria njoftoi se Kopshti Botanik bëhet pjesë e pasurive të paluajtshme të Bashkisë së Tiranës.

Megjithatë UT ka një marrëveshje me bashkinë që i garanton ushtrim të aktivitetit mësimor e të veprimtarive kërkimore-shkencore të Universitetit të Tiranës në ambientet e Kopshtit Botanik sa herë që është e nevojshme.  Nga ana tjetër Bashkisë së Tiranës i është ndaluar të ndryshojë destinacionin e pasurive që i kalojnë në pronësi.




Skip to toolbar