Foto: Meta ‘tradhton’ Erdoganin, shfaqet me kundërshtarin e tij në Tomorr

AKTUALITET


Të enjten në malin e Tomorrit në Berat, është zhvilluar festa e përvitshme e Imam Aliut. Veç pelegrinëve të shumtë, festën e kanë uruar dhe politikanë të lartë të vendit, mes tyre Presidenti Ilir Meta, kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, dhe mes tyre, Kryetari i Partisë Popullore Republikane në Turqi (CHP), Kemal Kiliçdaroglu.

Politikani turk është kryetar i partisë opozitare dhe kundërshtari kryesor i Rexhep Taip Erdogan në Turqi. Kiliçdaroglu mbrriti këtë të enjte në Shqipëri me avion dhe më pas shkoi në Tomorr me helikopter, ku ka ndjekur kremtimet e festës së bektashinjve.


Gjatë fjalës së tij, politikani turk ka kujtuar në malin e Tomorrit marrëveshjen e miqësisë që Mustafa Kemal Ataturku ka nënshkruar me Shqipërinë kur u bë kryeministër i Turqisë. Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, partia e Kemal Kiliçdaroglu mundi kandidatin e Erdogan në bashkinë  e Stambollit, pas përsëritjeve të zgjedhjeve. Sipas analistëve politikë në Turqi dhe më gjerë, rënia e Stambollit, është tregues i rënies së popullaritetit të Erdogan.

Ndërkohë, kujtojmë se Ilir Meta dhe Erdogan u takuan gjatë muajit korrik në Bosnje Hercegovinë, aty ku Ilir Meta duket se mori ‘këshilla’ nga presidenti turk për krjimin e një partie të re, që Realstory.al e ka paralajmëruar, ndërsa Meta ka lënë të kuptohet se se pas ikjes nga presidenca, ai nuk do të kthehet më te LSI.




Skip to toolbar