Hetimet për tërmetin, 7 ekspertë italianë zbarkojnë në Durrës

AKTUALITET


Shtatë ekspertë italianë kanë mbërritur në prokurorinë e Durrësit dhe do të japin ndihmesën e tyre në kuadër të hetimeve që kanë nisur për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Ekspertët italianë kanë zhvilluar të hënën një takim në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe më pas do të vendosen në Durrës për të dhënë ekspertizën e tyre në kuadër të hetimeve për dosjen “Tërmeti”. Ekspertët italiane kanë qenë pjesë e hetimeve që nisën në Itali pas tërmetit në L’Aquila, ku gjithashtu pati viktima në njerëz e dëme të konsiderueshme materiale.


51 persona humbën jetën në vend nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa shkatërroi qindra banesa në Tiranë, Durrës e Thumanë. Në qytetet e prekura nga tërmeti prokuroria ka nisur hetimet për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Ndërtim pa leje” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim pa leje”.




Skip to toolbar