Kërcënimi amerikan për Kurtin, çfarë pritet?/ Nazarko: Çfarë do të thotë që mos të konsiderohen SHBA si partner?

Më të fundit


TIRANË- Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në “Real Story” u shpreh se administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka përforcuar përmasën e politikës spastruese në Ballkan, duke e konsideruar korrupsionin si kërcënim serioz për demokracinë.

“ShBA, kjo administratë, kjo e Biden, e ka përforcuar përmasën e politikës spastruese të politikës në Ballkan, duke e konsideruar korrupsion si kërcënim.


Non gratat si instrument, janë fuqizuar, ato kanë qenë të parashikuara”, tha ai.

Ai foli edhe për veprimet e Albin Kurtit në lidhje me çështjen e dinarit dhe kërcënimet e SHBA, e cila mes tjerash kërkon që qeveria e drejtuar prej tij të tërhiqet menjëherë në zbatimin e kësaj mase. Nazarko shtoi se Kurtit nuk mund të sillet me nënçmim të SHBA, duke mos i konsideruar si partner i Kosovës.

“Mund të ketë. Ai ka bllokim lëvizjeje, ashtu siç imagjinoj se duhet të këtë masa konkrete.

Çfarë do të thotë që mos të konsiderohen SHBA si partner. Do ketë masa selektive që do ta tregojnë vërtetësinë e këtij deklarimi”, tha ai.

Dritan Hoti, pedagog dhe studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare theksoi se edhe nëse ka një prirje të radikalizmit të situatës në Ballkan, Shqipëria do mbetet përsëri epiqendra e çështjes shqiptare.

“Nëse radikalizohet situata, Shqipëria do të mbetet gjithmonë epiqendra e zhvillimeve, e dinamikës së evoluimit të çështjes shqiptare”, tha ai.




Skip to toolbar