Kulluri tregon thelbin e krizës: Ata që e krijuan, e pamundur ta zgjidhin

AKTUALITET


Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri thotë se thelbi i krizës vjen për shkak se politikanët tanë nuk gëzojnë më mbështetje në popull.

Në një postim në facebook, Kulluri shkruan se politikanët po luajnë një teatër absurd në kurriz të shqiptarëve.


“Shqipëria po përjeton prej vitit 2017 një krizë të thellë politike dhe me shumë gjasa të pazgjidhshme.

Një krizë që i ka shkaqet te mospërfaqesimi, shtrembërimi i interesit publik, mos dëgjimi i qytetarëve, retorika e urrejtjes, cënimi i parimit të konkurrencës së lirë në treg dhe politikë, medias klienteliste, sovranizmit korruptiv dhe mediokritetit politik.

Këto simptoma anti-demokratike për herë të parë në 29 vite i mbartin njëlloj të dy krahët politike. Ndaj kriza nuk legjitimon asnjërën palë duke mos krijuar kushte për zgjidhje.

Një krizë apolitike, për shkak të mbështetjes së ulët në publik të mazhorancës dhe opozitës njëkohësisht’, shkruan Kulluri.

Ai shkruan se si opozita ashtu dhe maxhoranca janë bërë qesharakë pasi shpallin veten fitues pa bërë një betejë. Ai thotë që ky kaos institucional duke përfshirë dhe presidentin është e pamundur të zgjidhjet prej tyre.

“Mazhoranca dhe opozita janë bërë qesharake duke shpallur fitore të një beteje të pabërë! Teatër absurd në kurriz të shqiptarëve, socialistë e demokratë apo qytetare pa parti. Të gjithë i kërkojnë llogari njeri-tjetrit por askush nuk bën asgjë për të kthyer dinamiken politike ne normalitet.

Dhe ky kaos tashmë është e institucional në betejën e hapur mes mazhorancës dhe Presidentit! Këta aktorë që e prodhuan këtë krizë e kanë të pamundur ta zgjidhin këtë krize të vetes por jo të qytetarëve. Kjo është e sigurt, të tjerat duhen parë!”, shkruan Kulluri.

Te dashur miq! Shqiperia po perjeton prej vitit 2017 nje krize te thelle politike dhe me shume gjasa te pazgjithshme….

Gepostet von Edvin Kulluri am Donnerstag, 11. Juli 2019



Skip to toolbar