Kuvendi shkarkon Ibrahimajn dhe voton për Ervin Meten si ministër i Ekonomisë

Më të fundit


Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot në seancën plenare për emërimin e dy ministrave të rinj, Ervin Mete dhe Delina Ibrahimaj.

Ervin Mete u emërua në krye të Financave dhe Ekonomisë me 74 vota pro dhe 30 kundër.


Ndërkaq, Delina Ibrahimaj u shkarkua me 105 vota pro nga posti i ministres së Financave dhe Ekonomisë.


Ajo u emërua ministre e Shtetit për Sipërmarrjen.

Ndryshimet në qeveri u njoftuan nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste.




Skip to toolbar