“Land Rover” përplaset me mbrojtëset, del nga rruga, vdes pasagjeri

AKTUALITET


Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Fier –Lushnjë, pranë Kolonjës ku ka ndërruar jetë 28 vjeçari me inicialet M.R nga Berati.

Aksidenti ka ndodhur në orën 3:25 të natës, ndërsa automjeti drejtohej nga 31-vjeçari me iniciale Z.H. nga Berati. “Land Rover, ka dalë nga rruga pas përplasjes së fortë me mbrojtëset e rrugës dhe si rezultat ka ndërruar jetë një vendngjarje 28 vjeçari që ishte pasagjer, ndërsa shoferi është plagosur rëndë dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




Skip to toolbar