Letërporositë, dështon hapja e gjyqit të “Habilajve”

AKTUALITET


Mos mbërritja e përgjigjeve nga autoritetet italiane, ku prokuroria ka kërkuar informacione shtesë për grupin e Habilajve ka sjellë sërish shtyrjen e seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Prokuroria për Krimet e Rënda ka dërguar njoftim për Habilajt në Itali se ndaj tyre ka nisur procesi gjyqësor edhe në vendin tonë, por ende nuk është vërtetuar nëse të pandehurit kanë marrë njoftim zyrtar, me qëllim për të caktuar mbrojtjen ndaj tyre.

Nga ana tjetër më 13 Qershor Gjykata e Katanias në Itali do të mbajë seancë për grupin e Habilajve. Në Shqipëri, i vetmi nga grupi është Armand Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin. Ky i fundit u ekstradua disa muaj më parë në Itali, ku edhe është duke u gjykuar.


Prokuroria akuzon 9 të pandehurit, se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë trafikuar tonelata drogë drejt Italisë. Kujtojmë se nga përgjimet për këtë grup, ka dalë edhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili është marrë i pandehur për përkrahjen e grupit të Habilajve, i drejtuar nga kushërinjtë e tij Moisi dhe Artan Habilaj.




Skip to toolbar