Levë kokës 50-vjeçarit në Korçë, shpallet në kërkim

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës në qytetin e Korçës ku një 50 vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është dhunuar me levë kokës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14 të qytetit të Korçës, ndërkohë është identifikuar dhe autori i krimit.

50 vjeçari i cili ka marrë lëndime, është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ka thënë në polici se është dhunuar nga një person me të cilin ka pasur një konflikt të vjetër.


Policia është vënë në ndjekje të autorit me qëllim arrestimin e tij dhe për këtë arsye nuk bëhet e ditur identiteti i tij.




Skip to toolbar