Presidentja e KE “sulmon” Macron: I hapi derën Rusisë në Ballkanin Perëndimor

AKTUALITET


Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, duke folur në 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, teksa i është referuar vendimit për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka akuzuar presidentin francez, Emmanuel Macron, duke thënë se përmes këtij vendimi ai i hapi rrugën Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor.

“BE kishte kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe ata i kanë përmbushur të gjitha. Tani ne duhet të jemi të vërtetë me fjalën tonë dhe të fillojnë bisedimet e pranimit”- është shprehur Von Der Leyen, raporton Express.co.uk.


Sipas saj, BE duhet të nisë bisedimet e pranimet me dy të vendet, ndërkohë që ka theksuar se liderët e BE kanë sjellë vonesa në drejtim të anëtarësimit të vendeve të  Ballkanit Perëndimor që prej vitit 2003.

“Qëllimi në atë kohë ishte që të ankoronim idenë e paqes në atë rajon i cili vetëm 20 vite më herët ishte përfshirë në një konflikt të përgjakshëm. Historia e BE-së që nga viti 1989 ka treguar sesa shumë duhet të paguajmë kur Unioni jonë hap zemrën”, tha ajo.

Sipas saj, nëse Brukseli nuk e bën detyrën në këtë rast dhe nuk ofron një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, boshllëkun që mbetet do ta mbushin vendet e tjera, si Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Saudite.

Gazeta britanike shkruan se Macron ishte lideri i vetëm i BE-së që bllokoi hapjen e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, madje ai ia doli t’i mbushë mendjen edhe Holandës dhe Danimarkës që të kundërshtonin negociatat për Shqipërinë.




Skip to toolbar