Llagami flet tek ‘Ligjet’ për hartën e re gjyqësore: Jemi konsultuar me të gjithë

AKTUALITET


Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami ka folur ditën e sotme në Kuvend në lidhje me hartën e re gjyqësore.

Llagami deklaroi se i gjithë procesi ka kaluar në disa faza konsultimesh me dhomat e avokatisë në rrethe dhe më pas i është përcjellë Ministrisë së Drejtësisë.


“Janë bërë tetë takime konsultimesh publike. Kanë qenë të pranishëm përfaqësues të dhomave vendore të avokatisë. Janë bërë edhe dy takime të tjera me përfaqësues të shoqërisë civile.

Pas opinioneve që ka marrë grupi i punës, KLGJ ka miratuar raportin vlerësuar mbi riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe gjykatave. KLGj me datë 10 qershor ka miratuar raportin vlerësues mbi riorganizimin e gjykatave nga 22 gjykata në 13 gjykata, për Apelin nga 6 gjykata në një gjykatë.

Nuk po ndalem te çështjet e hartës për t’i lënë kohë më tej. KLGJ propozimin ia përcolli Ministrisë së Drejtësisë për konsultim me institucionet dhe më pas propozimi i përcillet këshillit të ministrave që është autoriteti që miraton hartën”, tha Llagami.

Prej ditësh së djeshme, avokatët në të gjithë vendin kanë bojkotuar proceset gjyqësore në shenjë proteste ndaj miratimit të hartës së re gjyqësore. Ato thonë se ajo rrit kostot për qytetarët duke i detyruar të shkojnë nga një qytet në tjetrin për të ndjekur seancat.




Skip to toolbar