Lufta ndaj dezinformimit, PS vendos Braçen në krye të Komisionit të Posaçëm

Më të fundit


Një ish gazetar dhe deputet prej afro 25 vitesh i Partisë Socialiste do të drejtojë Komisionin e Posaçëm parlamentar kundër manipulimit mediatik dhe ndikimit negativ të vendeve jo miqësore.

Mazhoranca ka përzgjedhur për këtë detyrë Erion Braçen, ndërsa pjesë e komisionit do të jenë figura të rëndësishme të PS-së, si kryetari i grupit Bledi Çuçi, kryetarja e komisionit të jashtëm, Mimi Kodheli, ish-kryeministri Pandeli Majko, ish ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj dhe deputetja e Korçës, Enslemvera Zake. Opozita e cila ka kërkuar më shumë kohë për tu njohur me qëllimet e vërteta të këtij komisioni, nuk ka ende një vendim nëse do të sjellë 5 anëtarët e saj.


Grupi i PD, edhe pse është i vetëdijshëm për influencat ruse, iraniane, kineze, etj, dyshon se Rama do ta përdorë këtë iniciativë për të goditur median kritike. Shqipëria do të luftojë dezinformimin, duke bërë edhe ndryshime ligjore përmes të cilave do të mbyllur mediat tradicionale si: televizionet dhe radiot, apo edhe portalet dhe llogaritë në rrjetet sociale të kompanive apo individëve të cilët manipulojnë publikun.

Ky dokumenti i mazhorancës, vjen pas marrëveshjes që qeveria shqiptare firmosi me sekretarin Blinken në muajin shkurt.

Në të specifikohet, se Komisioni i Posaçëm duhet të kryejë një analizë të plotë të situatës, veçanërisht financimet e fushatave zgjedhore, si dhe financimit të të gjithë individëve dhe platformave që të informimit publik.

Pas kësaj analize, Komisioni i Posaçëm duhet të propozojë ndryshime ligjore për të forcuar rregullat e funksionimit të mediave, duke lejuar deri në mbylljen e këtyre llogarive shpifëse apo manipuluese.

Përpos mbylljes së kanaleve dezinformuese, qëllim tjetër i këtij komisioni do të jetë mbyllja e të gjitha portave që sjellin para të errëta, sidomos në fushatat zgjedhore.

Pranë Komisionit të Posaçëm do të ngrihet një grup ekspertësh, me përfaqësues të Presidencës, Ministrisë së Brendshme, të Mbrojtjes, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Drejtësisë. Shërbimit Informativ Kombëtar, Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Autoritetit të Mediave Audio-Vizive, etj.

Anëtarët e PS për Komisionin e Dezinformimit Erion Braçe (kryetar komisioni) Bledi Çuçi Mimi Kodheli Pandeli Majko Enslemvera Zake Etilda Gjonaj




Skip to toolbar