Luli si doktori: Më shkruani në whatsapp/ Kreu i PD me ide “kreative” të kopjuar nga Berisha

Më të fundit


Pasi dështoi të nxjerrë kandidatët e tij sic premtoi në fund të marsit, Lulzim Basha kërkon ndihmë nga qytetarët, për t’i dhënë një listë.

Pasditen e së henes, ai ka bërë publik një spot të tijin, që ngjason me ato të fushatave elektorale, ku thotë se po përgatit programin dhe ekipin, për të qenë alternativë serioze në zgjedhjet e 2025.


Për ta patur më të lehtë aksesin, qytetarëve ai u ka vënë në dizpozicion një email dhe një numër, peë t’i shkruar në whatsapp.

Ideja e whatsapp nuk është e re në komunikimin e politikanëve. Duket se idenë Basha ia ka vjedhur rivalit të tij brenda demokratëve, Sali Berishës.

Ndoshta këtë herë, Basha me ndihmën e propozimeve të qytetarëve, do të nxjerrë në kohë emrat e tij.

Ndërsa nuk dihet sesa propozime do t’i sjellin Bashës, e sigurt është se numri i tyre do jetë më i vogël sesa ai i kritikave, tani që numri i whatsappit u bë publik./abcnews.al




Skip to toolbar