Meta tallet me peshqit (dhe me SHBA): Po kapim dallgë…

AKTUALITET


Presidenti e ka nisur mëngjesin e së premtes duke kapur peshq me grep në breg të detit. Meta ka postuar një foto nga bregu i detit ndërsa mban grepin në dorë, në shoqërinë e aktorit të humorit Bes Kallakun. Meta shkruan “ne e nisem ditën për peshk e po kapim dallgë”. Të shumtë janë komentuesit që kanë vërshuar me komente në facebookun e Metes të cilët i kujtojnë “peshkun e madh”.

Në fakt cilido që ka pak memorie politike do i kujtohej peshku i madh i Donald Lu dhe pikërisht kjo foto e Metës duket si kunj për SHBA-të, nisur edhe nga vazhdimësia e deklaratave të tij kundër ndërkombëtarëve dhe reformës në drejtësi.


Kujtojmë se ish ambasadori amerikan Donald Lu e përsëriste vazhdimisht si një kërkesë thelbësore domosodshmërinë që në Shqipëri të kapen “peshqit e mëdhenj” duke nënkuptuar këtu vënien para drejtësisë të zyrtarëve të lartë të shtetit.

Nga ana tjetër presidenti Meta e ka sulmuar reformën në drejtësi të bërë nën bekimin amerikan; reformë e cila do të vërë para drejtësisë pikërisht këta “peshq të mëdhenj”.

Pikërisht si një kunj ndaj SHBA-së dhe reformës së tyre “të dështuar”, sipas Presidentit, duket kjo foto e Metës, ose ndoshta është thjesht humor. Por dikush i shkruan se ai është president dhe jo aktor humori./realstory.al

Mirëmëngjes! Me Bes Kallakun, e nisem për peshk e po kapim dallgë.

Gepostet von Ilir Meta am Donnerstag, 12. September 2019



Skip to toolbar