Netanyahu: Izraeli do të vendosë i vetëm sesi do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

BOTA


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha në një takim të kabinetit të mërkurën se Izraeli do të vendosë vetë se si t’i përgjigjet sulmeve të fundjavës së Iranit.

Netanyahu foli pas takimit me ministrat e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë sot dhe duke folur me kryeministrin britanik Rishi Sunak të martën, shkruan Sky News.


“Falënderoj miqtë tanë për mbështetjen e tyre për mbrojtjen e Izraelit… Ata gjithashtu kanë të gjitha llojet e sugjerimeve dhe këshillave, e vlerësoj, por dua ta bëj të qartë: ne do t’i marrim vendimet tona dhe shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka e nevojshme për të mbrojtur veten”, deklaroi ai.

Lidhur me Gazën, Netanyahu u shpreh se qeveria izraelite do të miratojë një plan për rehabilitimin e vendbanimeve përreth enklavës me një kosto prej rreth 5 miliardë dollarë.

“Ne do të investojmë në strehim, infrastrukturë, arsim, punësim, mjekësi etj. Terroristët e Hamasit donin të na çrrënjosin – ne do t’i çrrënjosim dhe do të hedhim rrënjë”, theksoi Netanyahu./abcnews.al




Skip to toolbar