Misteri Leli, burimi: Bëri lojë të dyfishtë

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama kërkon përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli nga Partia Socialiste. Mësohet se Rama iu ka dërguar një mesazh anëtarëve të asamblesë së PS, dega Vlorë ku kërkon përjashtimin e tij.

“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona”, thuhet në mesazhin e Ramës, që vjen pak ditë pasi kryebashkiaku i Vlorës refuzoi propozimin e Ramës për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.


Burimet i thanë ‘Real Story’, se kryeministri Rama ka zbuluar lojën e dyfishtë të kryebashkiakut të Vlorës, ndaj edhe e ka ftuar të lerë bashkinë e t’i bashkohet listës së PS për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Po sipas të njëjtave burime, Leli nuk i ka rezistuar provokimit të kreut të PS, ndaj edhe nuk ka pranuar të jetë në listë.




Skip to toolbar