Përgjegjës për viktimat, 28 të arrestuar për tërmetin, në pranga ndërtuesi në Tiranë

AKTUALITET


Policia ka arrestuar të mërkurën ndërtuesin Fejzo Dyrmishi, në kuadër të mega operacionit të ndërmarrë për arrestimin e personave që dyshohet se janë përgjegjës për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi jo pak por 51 viktima. Arrestimi i Dyrmishit e çon në 28 numrin e personave të arrestuar ndërsa 11 të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia.

Gjatë të martës u vunë në pranga 27 persona, të cilët dyshohen për shpërdorim detyre në lidhje me ndërtimet që pësuan dëmtime serioze nga tërmeti. Ndërsa prokuroria firmosi gjithsej 38 urdhër ndalime për ish-zyrtarë vendorë, inspektorë ndërtimi, arkitektë, inxhinierë dhe ndërtues në disa komuna të Tiranës, Farkë, Kashar dhe bashkinë Vorë, dhe 27 prej të cilave u ekzekutuan nga Policia e Tiranës pasditen e së martës, ndërsa arrestimi i biznesmenit Dyrmishi është realizuar të mërkurën.


Mes të ndaluarve janë ish-kryekomunari i Farkës, Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit, Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta, dhe Adhurim Qehahaj, ish-shef i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit. Ata dyshohen të kenë favorizuar ndërtime jashtë kritereve apo lejeve të lëshuara, për ndërtime të një cilësie të dobët, duke ndërhyrë në strukturë me hollimin e  bazamenteve mbajtëse të tyre.

Rreth një muaj më parë Prokuroria e Durrësit lëshoi 18 urdhër arreste për zyrtarë, ndërtues, inxhinierë dhe specialistë, por 9 prej tyre u liruan nga gjykata.

Gjatë kësaj kohe në prokurorinë e Tiranës kanë mbërritur dhjetëra kallëzime penale, ku banorë të ndryshëm kanë denoncuar pronarët e bizneseve të kateve të para, të cilët i kanë kthyer apartamentet e pallateve në lokale.

Policia është ende në kërkim të 11 personave të tjerë, ndërsa nga të dhënat në sistemin TIMS rezulton se 6 nga të shpallurit në kërkim ndodhen jashtë Shqipërisë.

EMRAT E TE NDALUARVE

1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
4. Stela Maze, arkitekte
5. Anila Harxhi, arkitekte
6. Merita Kushi
7. Bukurije Halili
8. Ali Dyrmishi, ndërtues
9. Vjollca Hoxholli, ndërtuese
10. Gerti Çalliku
11. Jani Ikonomi
12. Qirjako Gjergo
13. Sherbet Shehi
14. Naim Shehi
15. Ermir Çina
16. Adhurim Qehajaj, ish-shefi i Urbanistikës në Durrës
17. Gëzim Shkalla
18. Pëllumb Fortuzi, ndërtues
19. Xhevahir Doda
20. Reis Muça
21. Hekri Disha
22. Agim Eski
23. Faik Fejzo
24. Zhaneta Tagani
25. Muhamed Felahi
26. Ndoc Pepkola
27. Hekri Disho

28. Fejzo Dyrmishi (ndërtues)




Skip to toolbar