Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në trotuar duke rrezikuar kalimtarët

AKTUALITET


FIER- Dy automjete janë përplasur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Kastriot Muco” në Fier.

Siç duket edhe nga pamjet, njëra prej tyre ka përfunduar ne trotuar ku ka thyer dhe disa pemë dhe kosha mbeturinash.


Për fat të mirë nuk janë prekur kalimtarët, të cilët po lëviznin në trotuar.

Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./ abcnews.al




Skip to toolbar