Publikohet ekstrakti i 5 i listave zgjedhore

Më të fundit


Ministria e Brendshme ka publikuar sot sipas përcaktimeve ligjore, ekstraktin e 5-të i listave zgjedhore të 25 Prillit 2021. Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 Tetor 2020, ekstrakti i dytë në 2 Nëntor 2020, ekstrakti i tretë në 1 dhjetor 2020, ekstrakti i katërt në 4 Janar 2021.

NJOFTIMI I KQZ
Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e pestë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.


Ky ekstrakt, si edhe katër të parët, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.

Nga data 3 shkurt 2021, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listës së pestë të zgjedhësve.
Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania
👇👇
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPGJC/12416/DPGJC_12416_n3_s1_ëeb.aspx?service_code=12416%20%20%20
Për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të MB: [email protected]




Skip to toolbar