Rregulla të reja për të marrë patentën. Dublikat për 30 minuta dhe lehtësira për emigrantët

AKTUALITET


Duke nisur nga data 16 shtator do të ndryshojë praktika për të marrë patentën duke ofruar lehtësira për të gjithë përfshirë dhe emigrantët. Këtë e ka njoftuar vetë Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja.

Ai thotë se përveç rinovimit të kartonit të patentat futet si risi edhe përfitimi i dublikatat. Mjafton që qytetarët të paraqesin kartonin e dëmtuar të patentës ose të bëjnë denoncimin se i ka humbur dhe për 30 minuta përfiton dublikatën e patentës pa qenë nevoja të paraqesë foto të re apo raport mjekësor.


 “Humbje, shkatërrim patente? Përveç rinovimit qytetari do gëzojë edhe të drejtën të marrë dublikat dhe në kushte, tarifa, praktikë të ndryshuara! Dublikati (pa qenë nevoja për raport mjekësor, as foto të re) rikonceptohet si një shërbim i ri dhe me tarifë më të ulët për qytetarin!

Tjetër lehtësi për qytetarët, se u shkonte sa frëngut pula kur u humbte a dëmtohej patenta! Tani jo vetëm do aplikojnë më thjesht – s’vjen më 3 herë: depoziton 1 herë denoncimin dhe në afatin ligjor të prodhohet kartoni dublikat – tërheqja dhe nga i afërm me vetëdeklarim, pa mbajtur peng emigrantë a kë ka plane udhëtimi – ose aplikon/dorëzon kartonin e dëmtuar, merr dublikatin (Tirana brenda 30 min!)! Edhe nëse zgjedh rinovimin (që kërkon foto të re dhe raport mjekësor), aplikimi i tëri në 1 herë, për humbjen që ka detyrim denoncimin, në afatin ligjor prodhohet kartoni i ri. Kush dorëzon kartonin të dëmtuar dhe rinovon e merr direkt (Tirana prodhimi brenda 30 min)). Zgjidhet më kollaj tërë meseleja! Eliminojmë mijëra ecejake, miliona minuta radhë sportelesh, orë trafiku e angari!”, shkruan Gonxhja. E në fakt duket thënë se rregullat e reja shkurtojnë kohën dhe angarinë për qytetarët. Ata hyjnë në fuqi dhe nisin të aplikohen më 16 shtator.

Nga 16 Shtatori tjetër RISI! ✌️😅Humbje/shkatërrim patente? Përveç rinovimit qytetari do gëzojë edhe të drejtën të marrë…

Gepostet von Blendi Gonxhja am Samstag, 24. August 2019



Skip to toolbar