Seanca për Metën, Rama nis ditën me një porosi: Më ndiqni Live

AKTUALITET


Kuvendi do të mblidhet mëngjesin e së enjtes, në orën 10.00 për të diskutuar mbi kërkesën e maxhorancës për të shkarkuar presidentin e Republikës, ndërkohë që vetë kryeministri Rama do të flasë në seancë në orën 12.00.

Vetë kryeministri e ka bërë këtë njoftim në një postim në twitter. Ai e ka nisur mëngjesin e së enjtes pikërisht me këtë mesazh.


“Sot në 12.00 në Kuvendin e Shqipërisë, fjala ime në debatin e Rezolutës MBI AKTIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT Nr. 10928, DATË 05.11.2018 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”.  Live në ERTV natyrisht😉”- shkruan Rama.

Socialistët e konsiderojnë shkelje të Kushtetutës aktin e presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.




Skip to toolbar