“Shkarkimi im, tërësisht politik”, ish-kryetari i Komunës së Preshevës: Jam zë kritik ndaj Vuçiç dhe Kurtit

KOSOVA


Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi është shkarkuar nga detyra dy ditë më parë, pasi ngriti flamurin shqiptar në godinën e komunës me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, Arifi tha se shkarkimi i tij ka që tërësisht poltik, dhe këtë e lidhi me faktin se është një zë kritik ndaj Vuçiç dhe Kurtit.


Ndër të tjera ai tha se e gjithë kjo ndodhi në prag të referendumit në veri të Kosovës “Kam punuar çdo ditë e më shumë kur kam qenë në postin e kryetarit. Mua më ka shkarkuar Vuçiç dhe qeveria e Serbisë. Unë dënohem për shkak se kam vendosur flamurin shqiptar. Pas kësaj gjobë, pas 24 orësh, në mes të natës, pas një procedurë, unë shkarkohem në postin e kryetrarit. E gjithë kjo në prag të referendumit në veri të Kosovës. Çdo herë që Kosova ka sukses në hapat ndërkombëtare, Serbia ndërmerr hapa të tilla.

Në kontekstin e Shaip Kmaberit njerëzit e harrojnë, ai ka vendosur flamurin serb të parin dhe shqiptarin të dytin. Më pas i ka hequr të dy. Me mua është tjetër çështje. Problemi me mua është se jam zë kritik i qeverisë së Vuçiç dhe Kurtit. Qeveria e Serbisë e ka cilësuar si një dëm që i bëhet Beogradit”, tha Arifi. /abcnews.al




Skip to toolbar