Situatë e jashtëzakonshme në Shkodër nga shkarkimet e HEC dhe reshjet

AKTUALITET


1855 hektarë tokë dhe 482 banesa janë përmbytur në Shkodër gjatë natës së kaluar, për shkak reshjeve të dendura të shiut dhe shkarkimeve të hidrocentraleve.

Autoritetet njoftojnë se hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënoi kuotën 7.50 m, ndërsa hidrometri i lumit Drin shënoi kuotën 7.40m, nga  7.50 m që është maksimumi.


Në njësinë administrative Ana e Malit, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit

Në njësinë administrative Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka presence uji ( nuk kalohet me mjete te ulëta)

Në njësinë administrative Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Në njësinë administrative Guri i Zi, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Në njësinë administrative Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme.

Janë 30 familje të evakuara, gjithsej 130 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative, Gur i Zi, Bërdicë, Lagja Nr.4,  Lagja nr. 1.

Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 persona), ndërsa pjesa tjetër tek të afërmit .

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 482 banesa; Guri I Zi 250 banesa; Bërdicë 102 banesa; Lagja Nr.4, 30 banesa; Lagja nr. 1, 100 banesa.




Skip to toolbar