Sulmet në Gaza/ Demiraj zbulon çfarë lloj lufte na pret: Gjykoj mbi bazën e informacioneve

BOTA


Zhvillimet në Lindjen e Mesme kanë qenë të ethshme që nga orët e para të së shtunës, pas pushtimit të territoreve izraelite nga Hamasi dhe vendimit të qeverisë Netanyahu për të shpallur gjendjen e luftës dhe për të rimarrë kontrollin e rajonit.

Ish-ministri i Mbrojtjes, kolonel Dritan Demiraj u shpreh në “Real Story” se çfarë lloj lufte na pret. Ai theksoi se gjykon mbi bazën e informacioneve dhe deklaratave të kryeministrit.


Sipas Demirajt, ky është operacioni i pestë që hyn në operacionet kryesore, pasi vetëm në 2014, izraelitët kanë humbur rreth 20 tanke Merkava 3-4 dhe disa forca speciale.

“Unë gjykoj mbi bazën e informacioneve të IDF, mbi bazën e deklaratave të kryeministrit, marr në konsideratë dëmin e tmerrshëm që është bërë në Izrael kundër civilëve, fëmijëve dhe njerëzve të komuniteteve civile dhe numrin e mobilizimit që është rreth 300 mijë, unë besoj që kësaj radhe Hamasi, xhihadi islamik palistinez dhe shumë grupe të tjera të cilat operojnë në rripin e gazën do përballen me një fuqi të jashtëzakonshme, por duke marrë dhe konsideruar në fuqi tre operacione të 2006, të 2008 në Gaza, të 2014 ku ushtria izraelite është futur me një numër të konsiderueshëm të forcave speciale ka pasur humbje të konsiderueshme. Thënë kjo, vetëm në 2014, izraelitët kanë humbur rreth 20 tanke Merkava 3-4 dhe disa forca speciale“, u shpreh ai.




Skip to toolbar