Koçi përplaset me Prençin

Dëmtimet që la pas tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë ditën e shtunë dhe reagimi i qeverisë është kthyer në një debat të fortë dhe përplasje mes të ftuarve Petro Koçi, zëvendës ministri i Mbrojtjes dhe ish-drejtorit të Emergjencave Shemsi Prençi. Në studion e “Real Story”, Prençi tha se qeveria bëri show me çadrat që ngriti ndërsa shtoi se ai është shkarkuar nga detyra pikërisht se flet me kriticizëm dhe se ka propozuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Shkodër. Ndërsa Koçi tha se reagimi ishte i menjëhershëm nga emergjencat civile dhe se Prençi flet kështu nga inati se iku nga detyra.

Pjesë nga debati:

Petro Koçi: Inatet që ke lëvizur mos vazhdo..

Shemsi Prençi: Unë nuk servilosem. Unë merrem me ligjin për Emergjencën Civile. Une jam larguar nga detyra vetëm se pse kam propozuar shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme në Shkodër.

Petro Koçi: Janë vënë në dispozicion shtëpitë e pushimit dhe vendet publike.

Shemsi Prençi: Njerëzit kanë ikur nga shtëpia. Ku i ke…

Agron Hysenlliu: Kemi bërë vlerësime në Qafë Zezë.

Petro Koçi: Tani kthehesh te borxhet, ne po flasim për Qafë Zezën. Nuk janë bërë vlerësime më parë, jo për faj të Prençit.

Shemsi Prençi: Fondi rezervë i qeverisë është përdorur për pastrim plazhesh e për buzëkuqe e nuk përdoret për tërmetet. Ka pasur probleme në Gjirokastër me pallate dhe në Fier. Kur unë kam qenë polic, ti ke qenë mësues në Kala të Dodës.

Petro Koçi:  Jam krenar që kam qenë mësues.

Agron Hysenlliu: Ka dëmtime në Korçë, në tri rrethet.

Shemsi Prenç: Jo, Korçën ju e keni pasur.   / RealStory

Tërmeti, Koçi: Teknologjia e vjetër i bën banesat e pabanueshme

Petro Koçi, zëvendësministri i Mbrojtjes, deklaroi se arsyeja se pse disa banesa shemben nga tërmeti është për shkak të teknologjisë së vjetër të ndërtimit dhe në këtë rast duhet të nxirret një konkluzion nga shteti për mënyrën se si duhet ndërhyrë në to. Gjatë emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Koçi tha se duhet studiuar natyra e ndërtesave në Shqipëri dhe të arrihet në një përfundim se si shteti duhet t’ia bëjë më të sigurt jetën qytetarëve.

Ka nevojë të studiohet natyra e ndërtesave në Shqipëri.  Ndërtesat e vjetra janë të parat që rrëzohen. Është pikërisht kjo teknologji e vjetër ndërtimi që i bën ato të pabanueshme. Për këtë kategori banesash, duhet të nxirret një konkluzion, ose këto banorë të mos jetojnë më aty dhe të zhvendosen në banesa të tjera të forta, ose të ndërhyhet në restaurimin e tyre me materiale të duhura dhe qytetarët të jenë më të sigurt.” u shpreh Petro Koçi, i cili theksoi se qeveria aktuale ka një reagim shumë herë më të mirë për emergjencat civile se sa qeveritë e kaluar.

Kjo qeveri e ka menduar shumë herë më mirë se  qeveritë e mëparshme reagimin për emergjencat. Emergjencat i kaloi në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, aty ku janë edhe kapacitetet më të mëdha reaguese në rastet e të fatkeqësive natyrore. Sot kemi një ligj të ri, që është ligji i Mbrojtjes Civile, ku përparësi nuk merr vetëm reagimi i institucioneve por edhe parandalimi i tyre. “ tha Koçi

Edhe për drejtorin e Institucionit të ndërtimit, Agron Hysenlliu dëmi më i madh vjen si pasojë e degradimit të materialit që është përdorur në ndërtim.

Materialet e ndërtimin degradojnë me kalimin e kohës. Tulla mund të jetë material rezistues i kohës, por materiali lidhës që është përdoru është degraduar dhe nuk e bën më punën e tij. Kjo çon në rrëzim të banesave apo bërjen e tyre të rrezikshme dhe të pajetueshme.” tha Hysenlliu

Në lidhje me kontrollet e banesave Hysenlliu tha se Instituti i Ndërtimit bën kontrolle vetëm në rastet që kanë problematika dhe jo në ndërtesat e tjera të vendit. / Real Story

Korçë, banorët e prekur nga tërmeti bëhen me banesa të reja, gati në vjeshtë

Zëvendës Ministri i Mbrojtes, Petro Koçi ka monitoruar ecurinë e punës për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga Tërmeti i 1 qershorit në Qarkun e Korçës. Sipas Petro Koçit, ndërtimi i 40 banesave nga themelet është duke ecur me ritme të mira, ndërsa po punohet edhe për rikonstruksionin e 80 banesave, që u dëmtuan gjatë tërmetit në disa fshatra të Korçës.

“3 ekipe nga Instituti i Ndërtimit po punojnë në terren për projektin për ndërtimin e 40 banesave dhe rikonstruksionin e 80 të tjerave në qarkun e Korcës. Procesi thuajse ka përfunduar në Bashkitë e Korcës dhe Kolonjës dhe së shpejti edhe në Bilisht’.

“Janë bërë nëj sërë procesesh vlerësimi dhe rivlerësimi në mënyrë që cdo gjë të përfundojë me objektivitet dhe në fund të respektojmë afatin e premtuar nga qeveria. Do të jenë 40 banesa të ndërtuara nga e para,’ tha ndër të tjera Koci.

Nga tërmeti i rënë gjatë muajit qershor në Korçë, u dëmtuan mbi 100 banesa, 40 prej të cilave u klasifikuan si të pabanueshme totalisht. Qeveria ndërhyri menjëherë duke marrë masa që banesat e dëmtuara nga tërmeti të rindërtoheshin apo të rikonstruktoheshin. Fshati Floq në Korçë ishte më i prekuri nga dëmet e tërmetit të 1 qershorit.

Teatri, Petro Koçi: “Të pavarurit” flasin më djathtë se vetë Basha

Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi është bërë pjesë e reagimet në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar, duke kritikuar disa zëra publik në lidhje me mbrojtjen e godinës aktuale të tij. Koçi tha se këto zëra, si në rang artistësh, analistësh dhe vetë opozitës, flasin gjoja në mënyrë të pavarur pasi “kjo pavarësi” ju siguron atu të ardhura, ose e bëjnë thjeshtë për inate personale me Ramën apo me shpresën se një ditë mund të bëhen deputetë.

Petro Koçi, me një postim në Facebook, tha se Basha u fut drejt një aventure dëmprurëse për opozitën dhe procesin politik, i nxitur nga personat që në fakt flasin me një gjuhë më të djathtë se vetë PD-ja. Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi tha se nëse projekti për teatrin e ri është si ajo e stadiumit, atëherë të bëhet sa më parë pasi bota e re ndihet mbi gërmadha.

“Për mua është tejet zhgënjyese gjuha arrogante dhe e tërbuar në debatin publik e disa gjoja të pavarurve të cilëve ‘pavarësia’ u siguron të ardhura. Në vend që të dëgjojmë prej tyre modelin e fjalorit të moderuar dhe argumentues, në fakt konstatohet një llogorizim politik ku ata sillen qartazi me të djathtë se Basha. Ka prej tyre që me shpresën për t’u bërë një ditë deputetë e nxitën Bashën drejt aventurës me dëmprurëse të mundshme për opozitën dhe procesin politik.

Disa, thjesht për inate personale me Ramën janë gati të përfshihen dhe fizikisht në aksionet e opozitës për të bllokuar edhe projekte të cilat nuk janë të natyrës së mirëfilltë politike duke politizuar në fakt jetën shoqërore dhe intelektuale me keq se në kohën e regjimit monist.

Te qenit gjoja i pavarur nuk të jep ndonjë monopol moral dhe as të drejtën që për çdo gjë të përfshihemi si në çështjet e futbollit ku ne të gjithë jemi trajnerë e analiste me licencë. Kultura politike dhe ajo e diskursit publik ka nevojë për të moderuarit, për intelektualizmin që nuk nam bjeshkët sa here u dalin përpara. Dhe çështja e teatrit nuk i jep kujt te drejtën e monopolit moral ku disa kane autoritetin te ta japin apo te ta heqin triskën e frontit.

Me Kico London kam punuar për atë teatër. Po. Kam punuar. Vullnetarisht. Nuk jam ekspert i bashkëpunimit publik-privat. Por nëse procesi i realizimit te teatrit te ri është kopje a atij te stadiumit jam dakord. Bota e re ngrihet gërmadhash! Prandaj edhe tribuna qendrore e stadiumit duhet te mbaje emrin e madh te Cese tone, QEMAL STAFA!” shkruan Koçi në Facebook.

Petro Koçi: Rilindja e Sali Berishës ka kaluar gjithmonë nga Ilir Meta!

Sipas Petro Koçit, Ilir Meta është bërë njësh me Berishën. Ai ka postuar në facebook një reagim ku shkruan se Meta po bashkëpunon me opozitën për të delegjitimuar institucionet.

 “Rilindja e Sali Berishes ka kaluar gjithmone nga Meta! Strategjia e opozites ne bashkepunim me Presidentin eshte delegjitimimi i institucioneve. Dmth i vete shtetit. PS mbron institucionalitetin.

Presidenti cakton, por jo ç’cakton daten e zgjedhjeve!”, deklaron Koçi, ndërsa thotë se presidenti nuk ka të drejtë të anulojë dekretin për zgjedhjet.

Rilindja e Sali Berishes ka kaluar gjithmone nga Meta!

Gepostet von Petro Koçi am Montag, 10. Juni 2019
Skip to toolbar