Tre mina me telekomandë në bagazhin e makinës, arrestohet 35-vjeçari

AKTUALITET


Një 35-vjeçar nga Lezha është arrestuar këtë të mërkurë në Pogradec, në vendin e quajtur “Enkelana”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Mercedes-Benz”, që drejtohej nga shtetasi P.C, në bagazh u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mina me telekomandë, të montuara me lëndë të dyshuar eksploziv plastik C4.


Dyshohet se minat mund të përdoreshin në veprimtari kriminale në qytetin e Korçës.

Finalizimi i fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Remote”, u krye nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Shkon në 2 numri i të ndaluarve dhe në 6 i minave të sekuestruara, gjatë të dy fazave të operacionit, ku faza e parë e tij u finalizua 6 muaj më parë.




Skip to toolbar