Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Apeli: Ekspertët do rindërtojnë skenën e krimit në Elbasan

AKTUALITET


Të hënën, në Gjykata e Apelit po zhvillohet seanca për Arbër Paplekajn për të cilin ka vendosur rihapjen pjesërisht të procesit. I pranishëm në seancë ishte vetë Arbër Paplekaj.

“Me vendimin e ndërmjetëm gjykata vendosi të përsërisë shqyrtimin gjyqësor, lidhur me verifikimin me dy dëshmitarë për të cilët u shtrua diskutimi nëse ishin marrë të pandehur. Gjithashtu gjykata vendosi të kryejë një akt ekspertim për vendngjarjen. Në lidhje me dëshmitarët, tha gjykata, prokuroria e Elbasanit konfirmon se ndaj Donald Zanaj është dhënë vendimi për nenin 306. Për këtë shtetas rezulton se është dënuar me 6 muaj burgim dhe ka marrë formë të prerë pasi është ankimuar”, u shpreh Gjykata e Apelit.


Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm u shpreh se një ekspert i institutit të policisë shkencore dhe dy ekspertë të pavarur do rindërtojnë skenën e krimit. Gjykata vendosi që përbërjeje për grupin e ekspertizës të jenë ekspertët Arjan Hanko, pranë institutit të policisë shkencore, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda.

“Nuk mund të marrë pjesë në ketë proces, nuk ma lejen rregullorja e punës”, u shpreh eksperti i Policisë së Shtetit.

Ekspertët duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes

“Kam dy probleme, ne merremi vetëm me këqyrjen e ngjarjes dhe mbledhjen e provave. Nuk kam kryer studime hetimore. Mua me duhet të punoj më vete dhe të shprehem më vete. Rregullorja e Institutit te Policisë Shkencore thotë se duhet të përdor mjetet e dhe te paraqiten aktet më vete”, tha Arjan Hanko.

Eksperti tjetër, Artan Rexhepi u shpreh se “pajisjet janë të shtetit dhe pse të mos na vihen ne dispozicion”.

Gjykata e Elbasanit ka shpallur fajtor ish-efektivin e repartit RENEA, Arbër Paplekaj, për vrasjen e ish-simpatizantit të PS-së, Pjerin Xhuvani, duke e dënuar me 22 vite burgim për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.

Pjesë e këtij procesi janë edhe dy nën ish drejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi e Nikollaq Palla, që u dënuan për shpërdorim detyre me 16 muaj shërbim prove. Edhe gjashtë efektivët e forcave Shqiponja kanë marrë të njëjtin dënim për akuzën e shpërdorimit të detyrës.




Skip to toolbar