Vuçiç nxjerr kokën, kërkon ndryshim kufijsh në Kosovë

AKTUALITET


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka përjashtuar mundësinë që Beogradi ta njohë Kosovën brenda kufijve të saj aktualë, por edhe nëse kufijtë ndryshojnë ai nuk e ka një përgjigje përfundimtare nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë shtetin e pavarur të Kosovës. Ai thotë se ndoshta Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, por dyert e dialogut mes dy qeverive duhet të qëndrojnë të hapura.

 “Sidoqoftë, ne duam të dëgjojmë se çfarë thonë ata (negociatorët e Prishtinës).  Padyshim që ne duam të dëgjojmë se çfarë do thotë BE. Deri më tani, BE-ja nuk ka patur asnjë kusht për Serbinë.  Megjithatë, ne kemi dëgjuar nga amerikanët se BE ka ndryshuar qëndrim, por gjithsesi duam ta dëgjojmë nga goja e tyre. Unë nuk mund të përjashtoj faktin që BE do të kërkojë njohje, por deri më tani nuk e ka bërë këtë,” shpjegoi ai.


I pyetur nëse njohja e Beogradit për Kosovën mund të përshtatet brenda kufijve ekzistues, Vuçiç deklaroi: “Unë mund t’ju them se pothuajse e përjashtoj atë”. I pyetur nëse kjo do të thoshte se kjo mund të bëhej vetëm duke ndryshuar kufijtë ose duke shkëmbyer territore, ai u përgjigj se nuk e dinte se çfarë do të ndodhte. “Nuk ka shumë të ngjarë që ne do ta njohim Kosovën. Unë nuk mendoj se kjo do të ndodhë, por ne nuk mund të mbyllim derën e dialogut. Nuk mund të ndodhë që njëra palë të marrë gjithçka – njohjen, territorin tonë dhe njerëzit tanë. Çfarë do të merrte Serbia? Anëtarësimin e mundshëm në BE pas dhjetë vitesh? Dhe kush do ta garantonte këtë?”, tha Vuçiç, në një intervistë për gazetën austriake Standard.




Skip to toolbar