Yuri Kim rrëzon Artyrin: Mos shtrembëro fjalët e mia

Më të fundit


Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim ka rrëzuar përmes një postimi në twitter lidhur me deklaratat e analistit Artur Zheji në News24.

“Kjo NUK është ajo që thashë / mendoja. Ja çfarë thashë: SHBA NUK mbështet ndonjë kandidat apo parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron ata që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit.” shkruan Kim


Analisti Artur Zheji deklaroi se Kim u shpreh se amerikanët nuk duan kasta të forta në Ballkan. Zheji theksoi se Yuri Kim me deklaratat që ka bërë, i tha popullit “ndryshoni më 25 prill”.




Skip to toolbar