Zbulohet itinerari i anijes me 45.5 kg kokainë brenda mishit

AKTUALITET


Është publikuar itinerari i anijes së kontejnerëve “Contship Eco” ku u zbuluan mbi 45 kg kokainë mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit.  Më datë 12 qershor anija e nisur nga Brazili ka hyrë në portin e Pireut, Greqi dhe më 13 është nisur nga ky port për në Shqipëri. Ndërkohë ditën e sotme, mësohet se anija e transportit është nisur sërish drejt Pierut.

Zbulohet itinerari i anijes me 45.5 kg kokainë brenda mishit/ Në fillim qëndroi në portin e...

Pas kapjes së 45.5 kg kokainë në konteinerin me mish pule në Portin e Durrësit mbrëmjen e kaluar, blutë e Durrësit kanë vënë në pranga dy persona. Policia ka arrestuar Arben Ferizin, 30 vjeç banues në Prishtinë, me detyrë administrator dhe pronari në kompaninë ‘Apetit Group’, që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil si dhe Egert Vargun, 39 vjeç banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani.


Droga u gjet në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut, filial i kompanisë ‘Apetit Group’ me qendër në Prishtinë.




Skip to toolbar