Mbeten në burg 5 të arrestuarit për inceneratorin e Fierit

AKTUALITET


Pesë personat e arrestuar dy ditë më parë për inceneratorin e Fierit dolën sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjykata vendosi të lerë në arrest me burg Arben Dervishajn, Regan Merdanin, Ribert Shabanin, Enver Sheshin dhe Gentian Ziflën.

Avokati i Arben Dervishajt, Sokol Hazizaj, në një reagim pas vendimit tha se kontratat janë në përputhje të ligjit, ndërsa ftoi gazetarët që të shkojnë dhe të shikojnë inceneratorin e Fierit që sipas tij është aty dhe mund të kryejnë edhe verifikime.


Të gjithë personat e ndaluar kanë mohuar të kenë kryer shkelje të ligjit të prokurimeve apo të mos kenë patur konstatime dhe mungesa të informacioneve dhe korrespondencave mes autoritetit kontraktor dhe shoqërisë koncesionare e cila ka fituar dhe tenderin për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Ata akuzohen nga SPAK si përgjegjës për një skemë mashtrimit me fatura fiktive në punimet e kryera në inceneratorin e Fierit, që i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 565 milionë lekësh.




Skip to toolbar