Teksa ministrja Elisa Spiropali po fliste për projektligjin “për përfundimin e procesit te privatizimit te objekteve te ish-ndërmarrjeve bujqësore”, deputetët e opozitës vijuan avazin duke u rënë me grushte tavolinave.
“Bjeri Albana se i bie bukur, por të mungon Mondi ske çfarë i bën”, tha Spiropali.
Skenarë të tillë janë bërë normë tashmë për opozitën, sidomos në seancat e fundit plenare.
Ministrja Spiropali ironizoi veprimet e deputetëve të PD, ndërsa u kujtoi atyre kolegët e përjashtuar nga salla për kaosin e krijuar.